Gjithçka gati për rihapjen e kinemasë më të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar

Veçse kanë nisur përgatitjet për rihapjen e kinemasë më të vjetër në Mbretërinë e Bashkuar, kanë njoftuar mediat lokale.
“Unë mendoj se nëse duhet të bëjmë diçka, është të promovojmë kinemanë për audiencën dhe t’i bëjmë ata ta përjetojnë siç duhet, në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë u mungon”, tha Kevin Markwick.
Kinemaja, e ndërtuar në një pikë taksie të konvertuar në Station Street, ka shfaqur filmin e parë pa zë më 27 dhjetor të vitit 1909. Besohet të jetë kinemaja më e vjetër në Mbretëri të Bashkuar.
Në këtë kinema janë shfaqur filma për të rritur në vitet e 70-ta dhe është zhvendosur në filma të zakonshëm dhe shtëpi artistike përpara se të mbyllej, në mars të vitit 2020./21Media

Back to top button