Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjithçka që dihet deri më tani nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Gjakovës, ku si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar kanë humbur jetën tre fëmijë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit”, ka thënë Elezaj.

Ai ka theksuar se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e tre fëmijëve dhe se lidhur me rastin është njoftuar prokuroi i shtetit.

Viktimat e këtij rasti tragjik raportohej të jenë të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Kryetari i Gjakovë, Ardian Gjini është shprehur i tronditur nga ky rast. Në një postim në Facebook, Gjini u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

“Jam i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë sonte! Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjëjt!”, ka shkruar Gjini.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button