Gjithë shtëpinë ta “fusësh” në një valixhe! Kristina për Tv21 rrëfen se si duket të ikësh nga vendlindja si refugjat

Një familje tre-anëtarëshe nga Kharikvi ka një javë që qëndron në Maqedoninë e Veriut. Kristina nuk ka baba, kurse gjyshi dhe gjyshja nuk kanë dalë nga Kharkivi.
“7 ditë ishim në bodrum, aty fshiheshim. Vëllai im donte të dilte, kishim shumë frikë. Shoku im i klasës me familjen e tij na çuan në Mirborot dhe prej atje filluam udhëtimin jashtë vendit”, tha Kristina refugjate nga Harkovi, Ukrainë
Udhëtimi pa një destinacion të saktë përfundimtar, ka filluar nga Kharkivi, përmes Mirgorotit, Lvivit, dhe Uzhgorodit. Pastaj nga Hungaria me tre trena deri në Serbi, e nga Serbia me veturë deri në Maqedoni. Me tren kanë udhëtuar 14 orë duke qëndruar në këmbë.
“Shtëpia jonë nuk ka dritare, por kjo është shtëpia jonë dhe do të kishim dashur të kthehemi atje, sepse atje është e bukur, tani jemi në një vend të huaj”, shtoi Kristina.
Kristina me nënën dhe vëllain e saj po qëndrojnë te kjo zonjë, e cila thotë se paraprakisht ishin akomoduar në një hotel në Veles, por në pamundësi ta paguajnë, kanë kërkuar nga ambasada që t’u gjejë akomodim tjetër.
“Kur mbërritën kishin me vete disa qese, ishin të traumatizuar, të uritur, shkonin në pasiguri, nuk dinin ku shkonin, nuk dinin me kë do të jenë në shtëpinë time, kush do t’i mirëpresë, si do të mirëpriten, si do të pranohen. Disa ditë janë te unë. Erdhën pa rroba, atë që e kishin veshur ishte gjithçka që kishin”,tha Kristina.
Për momentin në Maqedoni ka 390 ukrainas të cilët qëndrojnë te miqtë, vullnetarë apo familjarë. Nga Shoqata e ukrainasve në Maqedoni thonë se akomodim për refugjatët që vijnë kërkojnë nga ambasada ukrainase.
“Nuk kemi informacion nga shteti se ku mund të akomodohen. Bisedoj me njerëz të cilët ofrojnë ndihmë, ndonjë banesë, shtëpi ku mund t’i akomodojmë, kurse pastaj dalin probleme të tjera: shtëpia nuk është e pastër, është e ftohtë. Është mirë që ka, por nuk mundemi të bëjmë gjithçka vetëm ne si shoqatë”, shpjegoi Aleksandr Urbanoviq, Kryetar i Shoqatës së Ukrainës në Maqedoni.
Qeveria të reagojë më shpejt dhe më transparente kur bëhet fjalë për refugjatët nga Ukraina, institucionet të bashkëpunojnë më shumë, të mos i bllokojnë nëpër “labirintet administrative” as refugjatët, e as ata që ofrojnë ndihmë. Procesi i regjistrimit me të cilin këta persona marrin statusin e refugjatit, të zbatohet me ritëm më të shpejtë, porosit zonja e cila strehoi këtë familje./21Media

Back to top button