Gjobë ndaj kompanisë që dëmtoi infrastrukturën gjatë punimeve
Një kompani e kontraktuar nga komuna e Prishtinës sot u dënua me gjobë. Kështu bëri të ditur kryeinspektori i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.
Ai përmes facebook-ut u shpreh se “edhe kompanitë e kontraktuara nga Komuna dënohen e nuk kursehen, kur dëmtojnë infrastrukturën përcjellëse.”.
Tahiri u bëri thirrje të gjithë punëkryesve që të jenë të kujdesshëm në realizimin e projekteve, sepse, sipas tij, në të kundërtën gjobat do të jenë të pashmangshme.