Gjobë për personin që rrënoi muret e katit përdhese në një objekt banesor

 
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se inspektorët e Ndërtimit bashkë me Policinë e Kosovës, organizuan sot aksion në lagjen Dardania.
Në rastin në fjalë, pala pas renovimeve të brendshme në objekt banesor, i ka dëmtuar e rrënuar muret e përdhesës së objektit kolektiv – pa leje përkatëse.
Ahmeti ka bërë të ditur se inspektori i zonës ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me kohë, si ndërprerjen e punimeve, shqiptimin e gjobës, dhe vendimin që obligon palën për ta rikthyer objektin në gjendjen e mëparshme. “Meqë pala nuk ka përfilluar vendimet e urdhëresat e inspektorit, dhe ka vazhduar me punime, ndaj tij është inicuar edhe kallëzim penal”, ka njoftuar Ahmeti.
Ahmeti tutje ka njoftuar se kompania e kontraktuar nga Komuna do ta bëjë muratimin e asaj pjese, kurse shpenzimet do t’i barten palës./21Media

Back to top button