Gjobiten 4 shoferë për tejkalim në vijë të plotë

Policia informoi se sot në rajonin e Ferizajt ka ndaluar 4 shofer në lokacione të ndryshme, të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, tejkalim në vijë të plotë.
“Në lidhje me këtë policia, ndaj këtyre shoferëve u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit.”, informoi policia.
Ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apeloi te shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor, ngaqë veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë./21Media

Back to top button