Gjobitet 61 vjeçari që voziste në trotuar

Policia e Kosovës ka gjobitur qytetarin L.Z, 61 vjeçar, pasi ai shkaktoi kundërvajtje në komunikacion dhe rrezikoi këmbësorët duke vozitur në trotuar.
Sipas Policisë, kjo informatë me video, u dërgua nga një qytetarë.
“Policia, e ftoi qytetarin  në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj inkurajon qytetarët, si në këtë rast që të njoftojnë policinë pa hezitim për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button