Gjobitet një kirurge në Austri, amputoi këmbën e gabuar të pacientit

Një kirurge në Austri është gjobitur pasi preu këmbën e gabuar të një pacienti në fillim të këtij viti.
Pacientit të moshuar i është hequr këmba e djathtë në vend të së majtës dhe gabimi u zbulua dy ditë më vonë.
Të mërkurën, gjykata në Linz e shpalli fajtore 43-vjeçaren për neglizhencë të rëndë dhe e gjobiti me 2,700 euro.
Gabimi u identifikua gjatë një ndërrimi rutinë të fashës dhe pacientit iu tha se do t’i duhej të amputohej edhe këmba tjetër.
Në atë kohë, spitali tha se incidenti kishte ndodhur si rezultat i një sërë rrethanash fatkeqe. Drejtori i klinikës i kërkoi falje publike në një konferencë shtypi.
Në gjykatë, ajo tha se kishte pasur një defekt në zinxhirin komandues në sallën e operacionit.
E pyetur pse kishte prerë këmbën e djathtë dhe jo të majtën, e njëjta u përgjigj me “Nuk e di”.
Që nga ngjarja, ajo është zhvendosur në një klinikë tjetër. Gjysma e gjobës së saj është pezulluar.
Raste të tilla janë të rralla, por ka pasur incidente të ngjashme në të kaluarën./21Media 

Back to top button