Gjobitet salloni pse ia preu flokët modeles

Një gjykatë konsumatore në Indi ka urdhëruar një sallon të paguajë 20 milionë rupi apo 271,000 dollarë për shkak të prerjes së flokëve të një modeleje.
Raportohet se gruaja punonte për firmat e produkteve të flokëve për shkak të gjatësisë së flokëve të saj.
Por, salloni ia preu flokët shkurt kundër udhëzimeve të saj, duke i shkaktuar asaj një humbje të madhe, transmeton rtv21.tv..
Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të shquar hotelesh në Delhi, ende nuk është deklaruar për vendimin.
Modelja kishte shkuar në hotel në vitin 2018 për të prerë flokët dhe i dha udhëzime specifike stafit për pamjen që ajo dëshironte. Por stilistja ia preu flokët më shumë se duhej.
Kur ajo u ankua në sallon, asaj iu ofrua një trajtim flokësh falas për të kompensuar gabimin. Gruaja i tha gjykatës se trajtimi ishte “i dyshimtë dhe rezultoi në dëmtimin e flokëve të saj”./21Media

Back to top button