Gjobitet shoferi në Ferizaj, drejtoi veturën nën ndikimin e alkoolit

Policia rajonale ka gjobitur një shofer në Ferizaj me 200 euro, dy pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe përjashtim nga komunikacioni, për drejtim të veturës nën ndikim të alkoolit.

“Policia rajonale e komunikacionit rrugor sot në ora 03:00 të mëngjesit, në rrugën ‘’Brahim Ademi ‘’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin dhe pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 1.00 %0. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit M.R (M/K), i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe u përjashtua nga komunikacioni”, thuhet në komunikatë për media.

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë ligjin e komunikacionit rrugor dhe mos të drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në komunikatë.

Policia ka ftuar qytetarët të të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./21Media

Back to top button