Gjobitet shoferi që voziti 149 km/h në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 80 km/h

Një shofer është gjobitur në Stanovc të Vushtrrisë pasi ka vozitur 149 km/h në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 80 km/h. Policia sot ka informuar se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 euro, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej 3 muajsh.
“Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Mitrovicë Jug gjatë kontrollit të trafikut me matës të shpejtësisë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka identifikuar një kundërvajtës duke zhvilluar shpejtësi prej 149 km/h në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 80 km/h.”, është bërë e ditur në njoftim.
Policia ka shtuar se do të vazhdojë të marrë masa ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve, të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor./21Media
No photo description available.

Back to top button