Gjokoviç humbet gjyqin, nuk do të marrë pjesë në “Australian Open”

Novak Djokovic pritet të dëbohet nga Australia pasi humbi një “luftën” e fundit në gjykatë për të qëndruar në vend.
Shpresat e numrit një të botës për të mbrojtur titullin e tij në Australian Open dhe për të fituar një Grand Slam të 21-të rekord në Melburn kanë marrë fund.
Gjokoviç tha se ishte “jashtëzakonisht i zhgënjyer” por e pranoi vendimin.
“Unë do të bashkëpunoj me autoritetet përkatëse në lidhje me largimin tim nga vendi”, tha ai në një deklaratë.
Mbështetësit e tij heshtën jashtë sallës së gjyqit ndërsa u shpall vendimi.
Kryeministri Australian, Scott Morrison përshëndeti vendimin për të mbajtur kufijtë tanë të fortë dhe për t’i mbajtur Australianët të sigurt.
“Australianët kanë bërë shumë sakrifica gjatë kësaj pandemie dhe me të drejtë presin që rezultati i atyre sakrificave të mbrohet”, tha ai.
Gjokoviç nisi çështjen pasi Ministri i Emigracionit Alex Hawke përdori kompetencat e tij ministrore për të anuluar vizën e lojtarit serb, duke argumentuar se prania e tij në vend rrezikonte të nxiste ndjenjën kundër vaksinës.
Ishte hera e dytë që i ishte hequr viza, pasi anulimi i parë për shkak të mosrespektimit të rregullave antiCovid./21Media

Back to top button