Gjoshi i PDK-së: Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, e ka quajtur dorëzim të një pjesë të opozitës, votimin e sotëm të marrëveshjeve ndërkombëtare nga LDK-ja dhe AAK-ja,

“Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Sipas tij kjo ka një prapavijë.

“Lehtësisht u avulluan deklaratat për paaftesinë e dëmet e Qeverisë, për mashtrimet dhe rrezikimin e të ardhmes së Kosovës. U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën.Këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë. Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të “opozitës”, ndoshta e marrim vesh së shpejti.”, ka shkruar Gjoshi ./21Media

Back to top button