Gjoshi: Presidentja duhet të shpallë zgjedhje të reja, jo të mandatojë sërish VV-në

Sekretari për Anëtarësi dhe Financa i PDK-së, Betim Gjoshi, ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani nuk duhet të mandatojë përsëri një subjekt politik që nuk ka shumicën parlamentare të nevojshme, por duhet të shpallë menjëherë zgjedhjet e reja.

Gjoshi tha se çdo veprim tjetër, përveç shpalljes së zgjedhjeve, shërben për agjendën politike të një uzurpatori që qëndron jashtëligjshëm në Qeveri më shumë se 200 ditë.

Ai theksoi se shpallja e zgjedhjeve sa më shpejt, më së largu gjatë javës së parë të nëntorit, është vendimi i duhur që garanton formimin e Qeverisë në janar 2026 dhe funksionimin normal të institucioneve shtetërore.

 

Back to top button