Gjuajtja me armë tek Rruga B, plagoset kalimtarja dhe një tjetër person

 

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjem me armë në Rrugën B.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë se në këtë ngjarje janë përfshirë persona të panjohur, më pas patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët.

Sipas tij, nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur dy persona në këmbë secili, derisa dyshohet se një prej tyre është një kalimtare e rastit.

Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila për momentin gjendet në emergjencë”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button