Gjuajtje me armë e goditje me veturë – tre të lënduar e një i arrestuar në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga tentim-vrasja dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku mbetën të lënduar tre persona, një person është dërguar në mbajtje.

Në raportin 24-orësh, Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

Sipas Policisë, në incident ishin të përfshirë katër persona të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Të lënduarit, një i dyshuar dhe dy dëshmitarë, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari është hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar.

I arrestuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Back to top button