Gjuajtje me armë në Ferizaj

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 19 e 35 në rrugën “Tahir Sinani në Ferizaj.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja.
“Nga informatat e para dyshohet se një person i moshës rreth 35-vjeçare derisa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë dy herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani .”, ka thënë Veseli.
Veseli gjithashtu ka treguar se rasti në fjalë është duke u hetuar./21Media

Back to top button