Gjuajtje me armë në Podujevë, një i lënduar – 4 persona shoqërohen në polici

Një person është lënduar si pasojë e rrahjes mes disa personave në Podujevë, teksa dhe më pas janë shkrepur dhe armë zjarri.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfimuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se lidhur me këtë rast katër persona janë shoqëruar në polici, tre prej tyre ishin të përfshirë në rast kurse një dëshmitar.
Ahmeti shtoi se i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti. /21Media