Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjuajtje me armë në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë

Këtë për media e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ”Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Ahmeti
Ajo shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button