Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana për portalin rtv21.tv ka thënë se nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet relevante po merren me sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Pllana./21Media