Gjuan me armë në aheng familjar, intervenon Policia

Të martën, rreth orës 01:40, në Stacionin Policor Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një zonë banimi në fshatin Druar-Vushtrri.
Në vendin e ngjarjes, ku kishte aheng familjar, njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar një armë gazi, 23 fishek  dhe 9 gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar XH.B., 46 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’Armëmbajtje, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’./21Media

Back to top button