Gjukanoviq propozon Abazoviqin për mandatar, por ai s’merr pjesë në seancë

Dritan Abazoviq është propozuar për kryeministër nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, por siç raporton “Vijesti” ai nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme që pritet të votohet qeveria e re.
Abazoviq, në seancën e Kuvendit, paraqiti programin e qeverisë që synon ta udhëheqë, për të cilën tha se do të bazohet në dy shtylla kryesore sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
Në Qeverinë e fundit, të rrëzuar më 4 shkurt, Abazoviq ishte zv.kryeministër dhe partner me partitë proserbe./21Media
Back to top button