Gjuriq: Kemi befasi lidhur me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia po është duke punuar qe sa vite që ta ndryshojë qëndrimin e një pjese të komunitetit ndërkombëtar për situatën në Kosovë.
Ai këto deklara ti ka bërë në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës.
Ai ka shtuar Serbia “ka përgatitur edhe më shumë befasi”, duke e ndërlidhur këtë me fushatën e Serbisë për çnjohje të Kosovës.
“Nuk e kemi neglizhuar aspektin e njohjeve ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
“Kemi arritur në një situatë ku sot, kemi gjendjen në të cilën disa shtete që e përkrahin fuqishëm të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës, tash po flasin zëshëm dhe shumë qartë kundër asaj që po e bën regjimi i Kurtit, dhe jo vetëm me postime në rrjete sociale. Prandaj mendoj se ajo që ka vendosur ta bëjë së fundmi administrata amerikane, që të pezullojë deri në njoftim të ardhshëm dialogun strategjik me të ashtuquajtura institucione të Kosovës, është vendim shumë i rëndësishëm. Sepse ka ndikime direkte në skenën politike në Prishtinë, në prag të zgjedhjeve lokale. E shoh këtë si mesazh për të gjithë popullin e Kosovës, se politika e spastrimit të pranisë serbe në Kosovë është politikë kundër normalizimit të raporteve”, ka thënë ai.
Gjuriqi ka përsëritur pretendimin e hedhur poshtë nga disa shtete, se 28 shtete kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës në 12 vjet.
“Për Serbinë, pranimi i Prishtinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është absolutisht i papranueshëm. Dhe këtë presidenti Vuçiq e ka thënë disa herë. Dhe po e përsëris zyrtarisht edhe sot”, ka thënë ai.