Gjuriq për foton me Radoiçiqin: S’i kërkoj falje Kurti e as Sveçlës

I dyshuari kryesor për sulmin në Banjskë, Milan Radoiçiq, është takuar me Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një fotografi e takimit mes tyre u bë virale në rrjet, ku shpërthyen edhe shumë komente.

Lidhur me këtë ka reaguar Gjuriq.

Ai tha se nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Back to top button