Gjykata dënon Lulzim Bashën

Dënohet me 50 mijë lekë gjobë

Sot Gjykata Penale e Tiranës shpalli fajtor kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për akuzën e shpifjes.

Ai u padit nga kryetari i grupit parlametar të PS-së, Taulant Balla. Ai u dënua me 50 mijë lekë gjobë

Vetë Balla e quajti “vendim historik” ndërkohë që paralajmëroi kreun e PD-së se do të përballet dhe me një padi tjetër.

“Këto shkojnë në shtet. Padia civile është ajo që përmbush detyrimet për fondin e edukimit. Gjoba që gjykata vendosi të ndëshkojë shpifësin Lulzim Basha në rast të një gjykimi penal administrohet nga shteti. Në aspektin civil e njoftoj Bashën sot se do të përballet dhe me një padi tjetër. Shuma do të garantojë që fondi i edukimit të shkojë për ndërtimin e një kopshti të mirëfilltë. Ndoshta rastësia e ka bërë që Lulzim Basha të dënohet me një vendim penal në 21 janar 2019 por le të jetë një ogur i mirë për ndëshmimin përfundimtar edhe sa i përket akuzave qoftë ndaj tij apo Sali Berishës apo fajtorë të tjerë për krimin shtetëror të 8 viteve më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ne politikanët duhet të kuptojmë se para se të jemi politikanë, në radhë të parë jemi qytetarë dhe duhet të trajtohemi njëlloj qoftë nga gjykata.Të drejtën tonë për deklarime publike nuk duhet ta shfrytëzojmë aspak për shpifje të ulëta”, tha Taulant Balla.

Gazmend Bardhi përfaqësuesi juridik i kryetarit të PD-së në këtë proces tha se vendimi do të ankimohet.

“Ky është një vendim qesharak. Për gjykatën këtu ka rëndësi çfarë thotë Taulant Balla dhe policia e inkriminuar. Barrën e provës kjop gjykatë qesharake ia kaloi Lulzim Bashës”, tha ai./oranews

Back to top button