Gjykata dënon me burg përjetë Klodian Çalamanin për vrasjen e fëmijës 8-vjeçar në Fier

Është dënuar me burgim të përjetshëm Klodian Çalamani, personi që abuzoi seksualisht dhe më pas vrau, 8-vjeçarin Mateo Vesiun. Vendimi për dënimin kapital të Çalamanit është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Fierit, ku treshja gjykuese Alfred Konomi, Olkeda Lice dhe Rudi Laze, deklaruan fajtor dhe dënuan me burg përjetë, Klodian Ccalamanin.
Ky i fundit u gjend fajtor për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë ndaj të miturve”.
Ngjarja ndodhi në viti 2021, ku fëmija i mitur është abuzuar seksualisht dhe më pas vrarë duke u varrosur në oborrin e shtëpisë së Klodian Çalamanit.
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë.
Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij.
Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç’ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.
Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë.
Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit.
Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç./oranews