Gjykata e Apelit: 13 mijë e 641 lëndë të zgjidhura
Shala: Mosmarrëveshja me avokatët duhet të zgjidhet sa më sa më parë
Përkundër ankesave të vazhdueshme për zvarritje të lëndëve nëpër gjykata, një prej tyre thotë se ka thyer rekord në këtë drejtim.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, deklaron se kjo gjykatë ka zgjidhur 13 mijë e 641 lëndë gjatë vitit 2018, e që sipas tij, është shifër rekorde. Shala ka folur edhe për bojkotin e avokatëve, për çka ka thënë se kjo situatë duhet të zgjidhet sa më parë./21Media