Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesë nga Prokuroria Speciale për ta urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar

(Lajm i përditësuar)
Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesë nga Prokuroria Speciale për ta urdhëruar Albin Kurtin të paraqitet
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e ka konfirmuar për RTV21 ase kjo Gjykatë ka pranuar kërkesë nga Prokuroria Speciale që kryeministri, Albin Kurti, të paraqitet në këtë prokuroi për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore Themelore në Prishtinë
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka pranuar kërkesën në fjalë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e njëjta është duke u shqyrtuar nga gjykata”, ka thënë Gashi.
Prokuoria Speciale kërkesë Gjykatës për të urdhëruar Albin Kurtin të paraqitet për të dëshmuar
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatë Themelore kërkesën që kryeministri, Albin Kurti, të paraqitet në këtë prokuori për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Kështu bëjnë të ditur burime të RTV21 brenda PSRK-së
Kryeministri i Kosovës është e ftuar nga PRKS-ja për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Për këtë rast janë të dyshuar janë afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtarët e Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara. Derisa e dyshuar është edhe ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari, e cila ishte intervistuar në Prokurori në cilësinë e të dyshuarës./21Media