Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok ishte antikushtetues

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shpallur vendimin lidhur me mbylljen e platformës TikTok, duke vlerësuar se kjo masë ka cenuar lirinë e shprehjes.
Sipas vendimit të gjykatës, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta. Gjykata thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet.