Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Jakup Krasniqit

1 min read

Gjykata Speciale në Hagë e ka lënë në paraburgimin ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqin.

Gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou ka marrë vendim duke e lënë sërish Jakup Krasniqin në paraburgim, pasi sipas Gjykatës, ekziston rreziku që të ikë, pengojë procedurat apo të kryej krime të tjera.

“Ekziston një rreziku që Jakup Krasniqi të arratiset, dhe të pengojë progresin e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para DhSK-së” – sqarohet në vendim.

Lidhur me këtë, Gjykata ka njoftuar se mbrojtja e Krasniqit mund të deponoj parashtresë për rishikimin e paraburgim deri më datë 17 tetor.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës këto krime janë kryer në territore të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë, si në Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Bajgorë, Majac, Zllash, Kleçkë, Kukës dhe Rahovec./kallxo.com