Gjykata Supreme merr vendim për dy ankesat e reja

Dy ankesa nga kandidatët për deputet

Gjykata Supreme ka marrë vendim edhe për dy ankesat e reja që i ishin drejtuar gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.

Supremja e ka hedhur si të palejuar ankesën e kandidatit të koalicionit LAA për deputet Imet Rrahmani, pasi nuk ka pasur të drejtë të bëjë ankesë, ndërsa ankesën e bërë nga Jollxhi Shala nga partia KNRP, Supremja e ka refuzuar si të pabazuar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Gjykata Supreme ka pranuar dy ankesa të reja. Ankesa nga kandidatit për deputet Imet Rrahmani, e cila është hedhur si e palejuar dhe ankesa nga Jollxhi Shala, e cila është refuzuar”, tha Uka-Lutfiu për KosovaPress.

Back to top button