Kërkohet shkarkimi i bordit të Zyrës së Regullatorit të Energjisë

Kërkohet shkarkimi i bordit të Zyrës së Regullatorit të Energjisë

Gjykata Themelore i ka thënë jo shtrenjtimit të rrymës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike. Kështu ka bërë të ditur Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili javë më parë me Getoar Mjekun kishin dorëzuar në gjykatë edhe një parashtresë në kontestin me Zyrën e Rregullatorit të Energjisë në kuadër të kërkesës për mosshtrenjtim të energjisë elektrike. Kurteshi thotë se bordi i ZRrE-së duhet të shkarkohet.

“Edhe një herë i thotë JO shtrenjtimit të kundërligjshëm të energjisë elektrike të lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga ZRrE, organ ky që nuk di, nuk mundet, nuk do e nuk guxon të bëjë punën e vet, të mbrojë konsumatorin – qytetarin e Kosovës – nga zhvatja e hajnia, por vazhdimisht është mashë e oligarkëve dhe qarqeve kriminale të sektorit të energjisë. Koha e ndryshimeve erdhi. Zhvatja, hajnia dhe korrupcioni po fundosen ngadalë, bashkë me shumë të ngjashëm. Bordi i ZRrE meriton shkarkim dhe hetim nga prokuroria!”, thuhet në shkrimin e tij./21Media