Gjykata Themelore në Mitrovicë: Qendrat në veri nuk janë mbyllur me vendim të Gjykatës

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Mitrovicë në një përgjigje për RTV21 ka thënë se Gjyqtarja e Procedurës Paraprake në Departamentin e Përgjithshëm Penal pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, duke vendosur sipas Kërkesës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm me datë 19.02.2025 e ka lëshuar Urdhër kontrollin në katër lokacione të ndryshme, të cilat kanë shërbyer si Qendra për Punë Sociale në kuadër të strukturave paralele.

“Dyshimet kanë qenë se në këto lokacione të pandehurit N.N, N.N, N.N, N.N, kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së. Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për bastisje në këtë lokacion por që këto qendra nuk janë mbyllur me vendim të Gjykatës. Deri në këto momente, Gjykata nuk ka pranuar ndonjë kërkesë tjetër nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë lidhur me rastin në fjalë” thuhet në përgjigjen e Gkykatës Themelore në Mitrovicë./21Media

Back to top button