RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Gjykata urdhëron publikimin e provave që autorizuan kontrollin në pronën e Trumpit

Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të publikojë të premten një version të reduktuar të dokumentit që shpjegon arsyen e kontrollit që FBI-ja kreu në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida

nga Kaltrina Berila26 gusht 202226 gusht 2022

Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të publikojë të premten një version të reduktuar të dokumentit që shpjegon arsyen e kontrollit që FBI-ja kreu në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida në fillim të këtij muaji, ku agjentët konfiskuan të dhëna dhe dokumente të tjera të klasifikuara.
Publikimi i këtij versioni të dokumentit, që përfshin provat e mbledhura nga prokurorët, mund të çojë në zbulimin e detajeve të reja mbi hetimet që po kryen mbi ish-kreun e shtetit amerikan që mund të komprometojnë ambiciet e tij për të ri-kandiduar në zgjedhjet presidenciale.
Departamenti i Drejtësisë e kishte kundërshtuar publikimin e versionit origjinal për shkak se procesi hetimor, që ka në fokus keqpërdorimin e dokumenteve sekrete nga Trump, është ende në zhvillim e sipër.
Sipas mandatit të kontrollit, agjentët e FBI-së donin të verifikonin nëse ish-presidenti kishte kryer një krim duke përvetësuar dokumente qeveritare, duke i lëvizur ato nga Shtëpia e Bardhë në kompleksin e tij Mar a Lago, sapo i kishte përfunduar mandati.
Presidentëve amerikanë u kërkohet t’i transferojnë dokumentet dhe email-et në Arkivën Kombëtare kur lënë detyrën.
Vetë Trump mohon çdo keqpërdorim të dokumenteve dhe insiston se dosjet e klasifikuara që sipas hetuesve u gjetën në Florida, ishin deklasifikuar prej tij.
Sidoqoftë, gjyqtari Bruce Reinhart urdhëroi që dokumenti të publikohet në versionin e tij të redaktuar. Ai tha se prokurorët kishin treguar “arsye bindëse” për të censuruar pjesë të dokumentit, që mund të çojë në zbulimin e identiteteve të dëshmitarëve, oficerëve të agjencive ligjzbatuese, por edhe strategjinë hetimore, drejtimin, qëllimin dhe metodat e saj./rel

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Lexo edhe

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

16 min më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

2 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

3 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

3 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

3 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

5 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

6 orë më parë