Gjykata vendos për Fatmir Shehollin, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Fatmir Shehollin, e arrestuar nën dyshimin për spiunazh.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

“Po, 1 muaj paraburgim, ka konfirmuar Gashi për rtv21.tv.

Sheholli është arrestuar të enjten, nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimiq.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për gjoja pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë, dhe të njëjtat informacione i ka përcjellë te BIA përmes komunikimeve telefonike./21Media

Back to top button