Gjykatës së Apelit i bashkohen edhe 10 gjyqtarë

Numri i përgjithshëm i gjyqtarëve, përfshirë edhe Divizionin në Mitrovicë arrin në 51

Nga e hëna Gjykata e Apelit do të ketë dhjetë gjyqtarë më shumë. Halide Reka, Drita Rexhaj, Hunaida Pasuli, Milena Xheriq, Bujar Muzaqi, Mehmet Ndrecaj, Arsim Hamzaj, Faton Ademi, Liridon Maloku dhe Enes Mehmeti, janë emrat që do t’i bashkëngjiten, gjykatës së shkallës së dytë. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i gjyqtarëve, përfshirë edhe Divizionin në Mitrovicë në këtë institucion arrin në 51.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala u shpreh optimist se me angazhimin e tyre, numri i lëndëve të pazgjidhura, të trashëguara ndër vite, do të bie, dhe si rrjedhojë procedurat do të shkurtohen.

9 nga 10 gjyqtarët e rinj, do të punojnë në divizionin civil të Departamentit të Përgjithshëm, ndërsa një në Departamentin Ekonomik.

Back to top button