Gjykimi i Salih Mustafës – dëshmitari ndryshon deklaratat

Trupi gjykues: S’ka asnjë dëshmi për krahun që dëshmitari thotë se i është lënduar gjatë rrahjes
Dëshmitari i parë I mbrojtur kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka dhënë deklarata të ndryshme në Hagë nga ato që kishte dhënë në vitin 2006 për UNMIK-un. Atëherë ai i kishte thënë UNMIK-ut, se njëri prej personave që e mbante në Zllashë, kishte fytyrë të maskuar, ndërsa sot kur është pyetur nga kryetarja e trupit gjykues lidhur me këtë, ai tha se nuk ka parë asnjërin me maskë në vendin ku pretendon se është mbajtur./21Media

Back to top button