Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca fillestare në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Para turpit gjykues është deklaruar Naim Murseli i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ai u shpreh se është shtetas i Kosovës dhe Suedisë dhe se është i ve pasi që i është vrarë gruaja.
“Jam shtetas i Kosovës dhe Suedisë. Nuk jam i martuar pasi që e kam gruan të vrarë. Gjendja ekonomike e mesme”, tha Murseli.

