Gjyqi i Depp kundër Heard së shpejti dokumentar
Një dokumentar që do të fokusohet në gjyqin mes Johnny Depp dhe Amber Heard, do të përfshijë edhe momente kur Kate Moss u kontaktua të dëshmojë.
Ylli i “The Pirates of the Caribbean” fitoi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes, pas një shkrimi të saj për Washington Post në vitin 2018, në të cilin ajo foli për përvojën e saj me abuzimin në familje.
Specialja dy pjesësh titulluar “Johnny vs Amber: The US Trial” do të publikohet në Discovery+.
Ish-çifti u takuan në vitin 1994 në Neë York dhe nisën një lidhje, ata u ndan në vitin 1998.
Kujtojmë se, midis akuzash, Depp “humbi” rolin në “The Pirates of the Caribbean”, pasi raporti i tij me shumë kompani filmike u shkatërrua.
Aktorja Amber Heard duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp 10.35 milionë dollarë për dëmtimin e reputacionit , pasi gjyqtarja Penney Azcarate zyrtarizoi vendimin e jurisë këtë të premte ./21Media