Gjyqtares i lindi një mbesë, anulohet seanca gjyqësore

Gjyqtares Lenka Davidkova i ka lindur një mbesë, kjo ishte arsyeja që sot të shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish Sekretarit Gjeneral të Qeveris së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski.
Këtë e njoftoi sot gjyqtarja Fanka Jançuleva-Mihaillovska. Kjo është seanca e parë pas pushimeve verore për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, i cili po ndiqet penalisht pasi dyshohet se si sekretar i përgjithshëm i Qeverisë ka furnizuar autoritetet me softuer për komunikacion në trafik, në mënyrë të paligjshme./TV21

Back to top button