Gjyshe e mbesë vdiqën nga shalqiri
Për shkak të spërkatjes së frutave kundër insekteve në një supermarket, një grua dhe mbesa e saj vdiqën në Moskë.
Një grua 61-vjeçare dhe mbesa e saj 15-vjeçare vdiqën në kryeqytetin rus, Moskë pasi hëngrën një shalqi të helmuar. Autoriteti për mbrojtjen e konsumatorit të vendit njoftoi të hënën, se gjurmët e një insekticidi u gjetën në shalqinj, transmeton rtv21.tv.
Përveç gjyshes dhe mbesës, nëna kishte ngrënë shalqi javën e kaluar. Të tre më vonë u dërguan në spital me simptoma të helmimit. Vetëm nëna mbijetoi.
Ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Një punonjës i një kompanie të kontrollit u arrestua./21Media