Gjyshinca: Presim progres të shpejt në këto tri çështje..
Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca në emisionin “Click” të RTV21 foli për takimin e mbrëmshëm të kryeministrit, Albin Kurtit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Gjyshinca në Click të RTV21 tha se janë tri çështje të cilat i kanë prioritet dhe në të cilat presin progres më të shpejt.
“I kemi tri tema përpara: çështja e targave, çështja e energjisë dhe çështja e të pagjeturve – presim progres të shpejt”, ka thënë Gjyshinca./21Media