Gjysma e qytetit të Irpinit është shkatërruar, tha kryebashkiaku
Gjysma e qytetit ukrainas të Irpin-it është shkatërruar, sipas kryebashkiakut të qytetit, Oleksandr Markushin.
Gjatë një konference për shtyp të mërkurën, ai u shpreh se “Ne mund të shohim 50% të qytetit dhe infrastruktura është shkatërruar dhe rrënojat nuk janë pastruar ende”.
Forcat ruse kanë sulmuar qytetin e Irpin ditët e fundit, por qyteti tani është nën kontrollin e plotë të Ukrainës, pasi forcat ukrainase janë kundërpërgjigjur, sipas kryebashkiakut.
Kryebashkiaku tha se pavarësisht luftimeve, shumë individë mbeten ende në qytet, shkruan CNN./21Media