Gledis Nanos i besohet drejtimi i Policisë së Shtetit

Tashmë është zyrtare, Gledis Nano i cili deri më sot ka mbajtur detyrën e drejtorit të Antiterrorit, do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit në Shqipëri, duke pasuruar në këtë detyrë Ardi Veliun, i cili dha dorëheqjen një ditë më parë.
Vendimi për këtë emërim është pjesë e vendimeve dhe diskutimeve të cilat po zhvillohen në mbledhjen e qeverisë drejtuar nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Kandidatura e Nanos është prezantuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimi është firmosur nga numri dy i qeverisë Ahmetaj.
Në muajin gusht në emër të Qeverisë amerikane, ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi Gledis Nano, Drejtorit të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit një certifikatë vlerësimi.
Motivacioni lidhej me rolin dhe disa operacione të përbashkëta të suksesshme antiterrori me amerikanët drejtuar nga Nano./oranews

Back to top button