Gllareva: Nëpër disa fshatra të Drenasit transporti është aktiv vetëm kur ka nxënës
Kandidatja e LDK-së për kryetare të Drenasit, Anduena Gllareva sot në RTV21 ka deklaruar se në disa fshatra rurale, transporti është aktiv vetëm kur ka nxënës dhe jo çdo ditë.
Ajo është shprehur se edhe transporti Prishtinë-Drenas , autobusët funksionojnë vetëm deri në orën 20:00./21Media