Goditen nga vetura dy këmbësorë

 

Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë në qendër të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Luan Haradinaj”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në Prishtinë.

“Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button