Kaloni te përmbajtja kryesore

Goditet me sëpatë një person në Mitrovicë

Është arrestuar një person në Kushtovë të Mitrovicës të premten pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur me sëpatë një burrë tjetër.

Rasti sipas policisë është konsideruar vrasje në tentativë.

“Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button