Goditet nga rryma një burrë në Prishtinë
Një burrë nga Prishtina është goditur nga rryma, gjersa ishte duke punuar me kabllo elektrike. Raportohet se viktima ka dëmtuar njërën nga kabllot nëntokësore.
Ngjarja ka ndodhur të martën, në mëngjes.
I njëjti është dërguar në QKUK, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar./21Media