Goditet nga traktori, humb jetën një person në Lipjan

Një person ka vdekur si pasojë e goditjes nga traktori në Lipjan.  Siç njofton policia në raportin 24 orësh, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:45.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”, thuhet në njofim./21Media

Back to top button