Goditet nga vetura 20 vjeçarja në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë
Një 20 vjeçare është goditur nga vetura në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datën 24.04.2022 rreth orës 10:50 në Rr. Prishtinë-Fushë Kosovë afer ETC-së, është raportuar për një aksident trafiku. Njësitë kompetente policore iu kanë pergjigjur rastit dhe sipas informatave fillestare kemi te bejme me nje aksident rrugor me lëndime të rënda trupore ku dyshohet se eshte perfshire nje automjet (i cili raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes) dhe një këmbësore femër e moshës rreth 20 vjeqare”, ka thënë Hoxha.
Sipas Hoxhës, këmbësorja e cila raportohet të ketë marrë lëndime të rënda trupore është transportuar me autoambulancë për në emergjencë, perderisa njesitet kompetente të trafikut janë duke kryer veprime tjera hetimore./21Media